Sot në të gjitha shkollat e Luginës së Preshevës ka filluar viti i ri shkollor, raporton rtvpresheva.com
Edhe në Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë procesi mësimorë ka filluar si më së miri.
Drejtori i shkollës, Shukri Ymeri u shpreh i kënaqur me fillimin e vitit shkollor, duke ju falemnderuar Qeverisë së Kosovës që i mundësoi libra falas për të gjith nxënësit e kësaj shkolle.
“Faliminderit Kosovë
Shtatori i këtij viti filloi si më mirë. Nxënësit u pajisën me libra falas nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Poashtu nx. të kl.Parë iu shpërndanë çantat me pajisje nga Trupi Kordinues dhe komuna e Preshevës, faliminderit.
Në emrin tim dhe stafit të shkollës dërgojmë urimet më të mira për këtë vit shkollor” ka shkruar
Shukri Ymeri, drejtori i shkollës në Raincë të Preshevës





