Brnabiq: Unë nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës

Date:

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë se nuk do ta nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Siç shkruajnë mediat në Serbi, Brnabiq u pyet nga gazetarët se nëse do ta nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe përgjigja e saj ishte e shkurtër, “jo”.

Tutje, kryeministrja serbe foli për anëtarësimin në BE të Serbisë.

“Në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës”, u shprehë ajo.

Ajo u shprehë se gjetja e një kompromisi do të siguronte paqe por ajo është frikësuar se do të humbet shansi historic për bërjen e kompromisit.

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht.”

“Është e mundur që ne të humbasim shansin historik për shkak të kësaj, i cili nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Megjithatë shpresoj se nuk do të ndodhë”, tha Brnabiq.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...