Bujqit nga Podujeva eksportojnë speca në BE, ne në Luginë as për vete, na i sjellin nga Leskovci

Date:

Bashkëpunimi në rrafshin ekonomik, Kosovë-Bashkimi Evropian tashmë ka filluar të konkretizohet. Specat e kultivuar në fshatin Sogojevë dhe Sveqël të Podujevës tash e një vit po eksportohen në Gjermani e Suedi. E ata që nuk po arrijnë të eksportojnë produktet e tyre me sukses, po i shesin në tregjet e Kosovës. Kronika në vijim sjell hollësi.

Skënder Hyseni nga fshati Sibovc i Podujevës, ka mbjellë dy hektarë me spec të llojit somborka. Ai këtë vit shprehet i kënaqur me rendiment dhe shitje të cilën e realizon në tregjet në vend. Kjo atë e ka shtyrë që vitin e ardhshëm ta dyfishojë sipërfaqen e mbjellë me këtë kulturë.

Ndryshe nga Hyseni, fermeri tjetër Bekim Vokrri nga fshati Sfeqël, ka vendosur që produktin e tij ta eksportojë. Ai ka përgatitur 16 tonë spec të cilët i ka dërguar në qendrën grumbulluese të pemëve dhe perimeve, në fshatin Sfeqël. Eksportimin e specave, në Gjermani dhe Suedi, fermeri Vokrri e ka filluar që nga viti i kaluar.

Ndërkohë që përkrahja e USAID-it për kultivuesit e kësaj ane, as në këtë vit nuk ka munguar .

Ndryshe, banorët e fshatit Sfeqël dhe Sibovc përveç që kultivojnë lloje të shumta të specit, ata kultivojnë edhe lakrën si dhe domatet e patatet.
Përndryshe Lugina e Preshevës njihet për tokën pjellore që e posedon por fatkeqësisht toka punohet minimalisht. Para disa viteve Presheva mbulonte e vetme nevojat e tregut me prodhimet sidomos nga fshatrat Zhunicë dhe Rahovicë, e sot thuhet se nuk po ka llogari të punohet toka, e perimet qytetarët e Preshevës detyrohen ti blejnë nga prodhuesit e Leskovcit të cilët çuditërisht kanë llogari ti sjellin ato edhe nga Leskovci/rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...