Daçiçi kërkon shkëmbim të territoreve Kosovë-Serbi, Pacolli i thot “Kurr jo”

Date:

Zavendës kryeministri serb Ivica Daçiç edhe një herë ka përsëritur se Serbia është e gatshme për kompromis me Kosovën që do të nënkuptonte edhe shkëmbimin e territoreve Veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës. Ndërsa, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova nuk do të bisedojë kurrë me Serbinë për një mundësi të shkëmbimit të territoreve apo të ndarjes.

Përmes një shkrimi në Twitter, Pacolli ka thënë se të dyja shtetet duhet të flasin për normalizim të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke.

“Kosova nuk ka biseduar dhe nuk do të bisedojë kurrë me Serbinë për shkëmbim të territoreve apo për ide ndarjeje që mbeten në mendjet e politikanëve në Beograd që nga vitet e 1990-ta”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

“Ejani në tryezë dhe të bisedojmë për marrëveshjen e detyrueshme ligjore për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke”, tha ai./www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...