Talat Xhaferi skeptik për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan, Beogradi paraqet problem(Video)

Date:

Në një tubim me qytetar, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi ju përgjigj shumë pyetjeve të qytetarëve. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe studenti nga Presheva Elbasan Sahiti i cili ju drejtua z.Xhaferi me pyetjen se kur pritet të hapet kufiri Miratoc-Llojan? Deri më tani z.Xhaferi është prononcuar disa herë rreth kësaj çështje dhe përgjigjet e tij gjithnjë ishin me tone optimiste, por kësaj here te z.Talat Xhaferi u vërjet skepticizëm se kjo problematik do të zgjidhet së shpejti.”Pyetja është bërë shumë herë, është çështje për të cilën në rrafshet diplomatike flitet se nuk ka problem, mirëpo në aspekt teknik kur duhet ti zbatojm vendimet nuk i çojnë deri në fund, bëjnë pengesa të caktuara. Sado që deklarohen prej Beogradi se për ne nuk ka problem, në fakt te ata është problemi. Maqedoni-Kosovë është zgjidh problemi. Problemi i fundit ishte dhënja e lejes për ndërtim të objektit të përbashkët me Kosovën sepse nuk mundet të jipet leje për një objekt i cili ndërtohet një pjesë në Maqedoni e një në Kosovë dhe i njejti problem edhe në rastin Miratoc-Llojan dhe problemi tjetër është i aspektit të sigurisë dhe Beogradi nuk ka pëlqim që të finalizohet kjo punë. Ne pjesën teknike dhe politike në Maqedoni nuk e kemi problem, çështja është te mardhënjet diplomatike të dy vendeve për shkaqe të vlersimeve të sigurisë në Beograd ku ata mendojn se në këtë territor ka rreziqe të caktuara nëse hapet frekuenca e lëvizjes. Andaj, ne punojmë në vazhdimësi për këtë çështje, mbajmë takime të përbashkëta dy qeveritë, njerëzit tanë e hapin gjithnjë këtë temë, por problemi është te Beogradi” shtoi z.Talat Xhaferi./www.rtvpresheva.com/

Aktivisti i PVD-së njëherit dhe Student në Universitetin e Vienes Elbasan Sahiti i bënë pyetje Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonis z.Talat Xhaferi lidhur me Kufirin Llojan-Miratoc dhe kemi një përgjigje shumë të qartë që kufiri hapet me mardhenjet Diplomatike Maqedoni-Sërbi.Dhe jo nga një Kryetar Komune i cili po manipulon me popullin.

Posted by Rinor Krasniqi on Saturday, 7 April 2018

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...