Deklaratë e kryetarit të PVD-së

Date:

DEKLARATË E KRYETARIT TË PVD-së

Pas paraqitjes time në emisionin “Imazh” të RTK-së është rikthyer fushata e egër anti PVD, e posaçërisht u intensifikuan sulmet kundër meje si kryetar i PVD-së.

Sigurisht që nuk kam kohë të merrem me të gjitha shpifjet, mirëpo më duhet t’i sqaroj disa nga temat e përfolura, të cilat të përsëritura në variante të shtrembëruara edhe ate në një distance kohore të konsiderueshme mundë të krijojnë huti në opinion.

Sa i përket gurëthyesit afër fshatit Mamince, që ishte përdorur qysh në periudhën 1958-60 për ndërtimin e rrugës Beograd – Shkup, nuk është dashtë të bëhet kurrfarë procedure e shpronësimit në vitin 2004, sepse si pronë publike u shfrytëzua edhe në kohën kur kjo rrugë u zgjerua në autostradë. Ndërmarrja e rrugëve nga Uzhica, që ishte caktuar si kryese e punëve në pjesën e autostradës nga Presheva deri në Vrajë, paraprakisht kishte siguruar lejen përkatëse nga Ministria e Xehetarisë për shfrytëzimin e këtij gurëthyesi. Natyrisht që në radhë të parë ishte interes i komunës që të nënshkruhet kontrata e apostrofuar për të siguruar kompensimin përkatës nga shfrytëzimi i këtij gurëthyesi.

Ndërsa sa i përket ndërmarrjes “Buduqnost” të Preshevës është e nevojshme të theksoj sa ajo ka mundë ta shfrytëzoj pa asnjë problem këtë gurëthyes shumë më herët. Mirëpo, udhëheqja e kësaj ndërmarrje ishte përcaktuar ta shfrytëzoj një kohë të gjatë gurëthyesin në Sopot. Më vonë kur u vendos kufiri me Maqedoninë, kjo ndërmarrje u orientua që ta shfrytëzojnë gurëthyesin ekzistues në mes të fshatit Tërrnavë dhe Norçë, e jo gurëthyesin afër fshatit Mamince.

Në anën tjetër është krejtësisht e pakuptueshme pse ky gurëthyes po ndërlidhet me shpronësimin e tokave për ndërtimin e autostradës. Është e njohur se pronarët e parcelave të shpronësuara kanë qenë të pakënaqur me çmimin e ofruar nga drejtoria republikane e rrugëve dhe për këtë kanë iniciuar procedura gjyqësore, të cilat janë zhvilluar vite me radhë. Mirëpo, procedurat e hapura gjyqësore nuk kanë mundë të i ndërprejnë punimet në autostradë, me përjashtim të një pauze shumë të shkurtër edhe atë brenda territorit të Komunës së Preshevës.

Gjithashtu po përsëriten manipulimet lidhur me konstituimin e Kuvendit të Preshevës pas zgjedhjeve të vitit 2002, kur PVD kishte fituar bindshëm kryetarin e komunës dhe 50% të mandateve të këshilltarëve në Kuvendin komunal. Atëherë PVD si fituese e zgjedhjeve në Preshevë dhe Bujanoc dhe si e vetmja parti shqiptare në Medvegjë, me ndihmën e OSBE-së, UE-së dhe Ambasadës së SHBA-ve kishte arritur marrëveshje me Qeverinë e Serbisë për ndërtimin e strukturave multietnike në pushtetet lokale. Gjersa për Bujanoc skema e kësaj marrëveshje ishte më e përbërë, në Medvegjë ishte paraparë që nënkryetari i Kuvendit të jetë përfaqësues i shqiptarëve, ndërsa në Preshevë nënkryetari i Kuvendit të jetë nga përfaqësuesit serb. Ishte kjo koha kur paraprakisht ishte arritur edhe marrëveshja për themelimin e policisë multietnike si dhe ajo për zgjidhjen e problemit shumë të rëndë për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në Kuvendin e komunës së Bujanocit dhe Medvegjës.

Andaj shtrohet pyetja se a ka fije morali të manipulohet me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit serb në Kuvendin e Preshevës, posaçërisht kur dihet se shumë më herët edhe në pushtetin lokal të Gjilanit të pasluftës ishte zgjedhur një përfaqësues serb në funksionin e nënkryetarit të Kuvendit.
Mirëpo, pafytyrësia e këtyre manipulimeve arrin kulminacionin kur akuzohet PVD për shpërngulje masive nga Medvegja dhe për “pastrim nga banorët shqiptar”.

Shpërngulja e shqiptarëve nga Medvegja për shkak të diskriminimit shtetërorë kishte filluar shumë më herët se viti 1990 kur është themeluar PVD-ja. Është e njohur se largimi i shqiptarëve nga këto troje u intensifikua gjatë regjimit të dhunshëm të Millosheviqit. Ndërsa shpërngulja masive në përmasa të eksodit jo vetëm nga Medvegja por edhe nga malësia e Bujanocit u zhvillua në verën e vitit 1999, kur forcat ushtarako-policore serbe të angazhuara në luftën e Kosovës pas marrëveshjes së Kumanovës u vendosën në vendbanimet shqiptare në Luginë të Preshevës. Janë tanimë shumë të njohura faktet për dhunën e përcjellur me vrasje, plagosje dhe plaçkitje të ushtruara nga këto forca militare dhe paramilitare serbe.

Është gjithashtu e njohur se ndaj aktivistëve të PVD-së në Medvegjë sikurse edhe ndaj të gjithë veprimtarëve të çështjes kombëtare ishte ushtruar represion edhe më herët, por në këto rrethana të luftës edhe ata u detyruan të largohen nga vatrat e tyre. Andaj dega e PVD-së në Medvegjë gjatë kësaj kohe ka funksionuar në Kosovë por duke mos ndërpre kurrë aktivitetin e vet.

Ndërsa çështja e kthimit të popullatës së dëbuar në kohën e luftës jo vetëm nga Medvegja por nga e tërë Lugina e Preshevës është ende e hapur. Në Parlamentin e Serbisë unë si deputet rregullisht kam insistuar që kjo çështje e ndjeshme si pjesë shumë e rëndësishme e programit qeveritar të vitit 2001 të zgjidhet në tërësi.

Mirëpo, jemi dëshmitarë se ky program Qeveritar në pjesën më të madhe ngeli i parealizuar, ndërsa programi shtatë pikësh i Qeverisë Serbe i vitit 2013 nuk filloi fare të realizohet. Andaj shpifjet dhe fyerjet që po më adresohen mua personalisht e posaçërisht PVD-së janë pjesë e një strategjie perfide që po tenton ta amnistoj politikën diskriminuese dhe represive të Qeverive serbe që nga koha e regjimit të Millosheviqit duke fajësua paralelisht faktorin politik shqiptar në Luginë të Preshevës. Dëshmitë e kësaj qasje antishqiptare po vinë çdo ditë edhe nga vendimet joligjore që po i bien treshja e organit të dhunshëm në Preshevë.

19.10.2017, Preshevë
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik
Riza Halimi

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...