Ndërmarrja publike “Moravica” ka njoftuar opinionin për reduktime të furnizimit me ujë të shumë lagjeve të qytetit të Preshevës. Në njoftim thuhet se shkak i këtyre reduktimeve është thatësia dhe mungesa e të reshurave çka ka shkaktuar mungesë të ujit. Mirëpo gati që dhjet ditë në rrugën kryesore në hyrje të fshatit Rahovicë ka shpërthyer gypi i ujit ku derdhet sasi e madhe e ujit të pishëm dhe ende nuk është ndërmarr asnjë hap në sanimin e këti defekti. Qyetarët e kësaj lagje po përballen me dëmtime në pronat e tyre shkaku se uji po depërton në shtëpit e tyre.
Ky është njoftimi i N.P “Moravica” për reduktimet e ujit:
Njoftonen qytetaret për restrikcionet e furnizimit me ujë të pijes, për shkak të kushteve të jashtezakonshme dhe thatësis që po mbretron, NP”Moravica” është e detyruar që furnizimi me ujë ta bëj si vijon:
1. Më 18/10/2017 do të furnizohet me ujë Rruga M. Tita
2. Më 19/10/2017 do të furnizohet me ujë Rruga K. Xoxi – S. Tomiq,
3. Më 20/10/2017 do të furnizohet me ujë Rruga I: Llolloribar – A. Krashnica
Reduktimet e ujit do të jen 1 ditë me ujë 2 pa ujë, deri në përmirsimin e kushteve teknike për furnizim më të mirë.
Faleminderit për mirkuptim
Ndërsa më poshtë shihen fotot e derdhjes së ujit nga shperthimi i gypit


