Për vite me radhë, financimi i mediave të komunave në jug të Serbisë ka qenë kontrovers, si për anëtarët e komisionit, ashtu edhe për shpërndarjen e parave dhe financimin e medias kryesisht pro-regjimeve, dhe ky problem është vërejtur edhe nga Komisioni Evropian. Nora Heirinen, kreu i sektorit politik në Delegacionin e BE-së në Serbi, tha në Këshillin e Qytetit të Nishit se Serbia nuk ka përparuar në fushën e lirisë së medias dhe se “është e nevojshme të sigurohet transparenca e financimit të medias”.
Ajo e përshkroi situatën kur është fjala për median në Serbi si shqetësuese, prandaj kjo lëmi “po ndjeket nga afër” në Delegacioni i Be-së.
Ka një gamë të tërë të gjërave që janë të nevojshme për të bërë në këtë fushë për të krijuar një klimë që me të vërtetë do të sigurojë lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes. Një nga elementet e domosdoshme është transparenca në punën e mediave, një element tjetër i rëndësishëm është transparenca e financimit të tyre, që do të krijojnë kushte për të gjitha mediat që ata të mund të punojnë në mënyrë të barabartë e jo vetëm mediat që janë nën kontrollin e regjimeve komunale “, tha Hairinen raporton Juzne vesti.
Delegacioni i BE-së është në dijeni për malverzimet që pushtetet lokale në jugun e Serbisë janë duke bërë me financimin e mediave, ku mjete të majme nga buxhetet komunale u jipen mediave që regjimet i kanë nën kontroll dhe kjo praktikë duhet patjetër të ndërpritet./www.rtvpresheva.com/
Delegacioni i BE-së: Patjetër duhet transparenc në finansimin e mediave, jemi në dijeni për malverzimet
Date: