Dëmtohet fasada e Shtëpis së Kulturës

Date:

Ditë më parë është dëmtuar fasada e objektit të Shtëpis së Kulturës në Preshevë pasi që pjesa nën objektin e Radiotelevizionit “Presheva” është ngjyrosur me ngjyrë të kaltërt dhe objekti ka marrë një pamje aspak estetike. Deri në këto momente drejtori i Shtëpis së Kulturës “Abdulla Krashnica”, Gani Veseli ende nuk është prononcuar rreth këti akti dhe nuk dihet se çfar ka ndërmarr ai rreth rastit dhe se a dihet se kush e ka bërë këtë veprim.
Përndryshe, në objektin në fjalë gati dy vite është vendosur selia e Partis Demokratike Shqiptare dhe dyshohet se ngjyrosja është bërë nga ana e aktivistëve të kësaj partie edhe pse ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ana e udhëheqësis së Shtëpis së Kulturës. Ish kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në disa raste i pati bërë apel PDSH-së që sa më shpejtë ta lirojnë objektin e uzurpuar të këti institucioni kulturor, por deri më sot kjo pjesë e objektit ende vazhdon të shfrytzohet nga PDSH./RTVPRESHEVA.COM/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...