Sekretari i fondit Humanitar në Preshevë ka theksuar se ditëve të fundit kanë filluar të shtohen kërkesat në këtë drejtorat nga qytetarët e komunës sonë. Deri më tani të evidentuar për ndihma të ndryshme janë 840 kërkesa. Ne si fond jemi munduar që ti dalim ndihmë gjitha rasteve të vërtetuar në terren për atë shtresë të qytetarëve që janë me kushte të vështira ekonomike ka thënë kështu për portalin rtvpresheva.com Ruhan kamberi sekretar i këtij fondi.
Ndërkaq veç kërkesave të rëndomta në këtë drejtorat kanë filluar të shtohen edhe kërkesat për rregullimin shtëpive e që deri më tani kanë arritur rreth 20 kërkesa.
Ndërsa sa i përket renovimit të shtëpive ne se si fond kemi arritur ti rinovojmë 7 shtëpi në kulmin apo brendësin e shtëpisë sipas kërkesave të parashtruara.
Në fund sekretari i këtij fondi lut qytetarët e komunës së Preshevës respektivisht ata që kërkojnë ndihma në ushqime në këtë fond të parashtojnë kërkesa në Kryqin e Kuq duke pasur parasysh hapjen e kuzhinës popullore e cila po përkujdeset për 400 persona të kësaj shtrese./rtvpresheva.com/
Shtohen kërkesat per rregullimin e shtëpive në Fondin Humanitar , 7 shtëpi janë rregulluar
Date:

