Fundi i “tuxharëve” politik dhe fillimi i një politike të re në Luginë

Date:

Sapo mora lajmin se është arritur marrëveshja ndërmjet Alternativës për Ndryshime dhe Partisë për Veprim Demokratik në Preshevē për koalicion qeverisës katër vjeçarë dhe për kryetar të Komunës ështē zgjedhur fituesi moral i zgjedhjeve të 24 prillit Shqipërim Arifi i APN-së, përfundimisht skema politike e Luginës po ndryshon për të mirën e saj dhe qytetarëve pa marrë parasysh çfarë partie, race, religjioni, apo etnie janë ata.
Ky koncept i ri politik pikë së pari ka thyer të gjitha iluzionet se në Luginë vështirë është të ndryshohet mentaliteti i vjetër politik i krijuar për një kohë të gjatë.
Të rinjët e këtij vendi të orgsnizuar rreth një subjekti politik Alternativa për Ndryshime ia kishin arritur që me një vullnet të pashoq të punojnë dhe vetëm brenda një viti kishin arritur të ndryshojnë këtë mentalitet të vjetër duke sjellur një frymë të re, por edhe një shpresë dhe shans të ri, sidomos për tē rinjët e saj të cilët ishin anashkaluar një kohë të gjatë.
Të rinjët e këtij rajoni gjithmonë kishin dëshmuar se ishin një brumë i shëndosh, të cilët jo vetëm tani, por edhe kur ishin kohët më të vështira i kishin dal zot këtij vendi edhe me rezistencë.
Tani, pas kësaj në Luginë po përfundon epoka e tuxharëve dhe matrapazëve politik dhe po vjen në skenë njē politikë e re, e përgjegjshme dhe me vizion më të qartë për Luginën.
Si në Bujanoc, por edhe në Preshevë politika e tuxharëve politik sot mori fund përgjithmonë. Dhashtë Zoti që këto elita të reja të sfidojnë të gjitha vështirësitë, sepse nuk e kanë lehtë kur dihet se politika e vjetër ka lēnë grumbull të madh problemesh në Luginë.
Urime Preshevë kryetarin e ri Shqipërim Arifin, urime Bujanoc, intelektualin dhe personalitetin e përgjegjshēm për kryetar Shaip Kamberin.Ju priftë e mbara dhe padyshim urime poullit tē Luginēs, sepse ata janë më meritorët për këtë ndryshim..

Shkruan: Fehmi Ramadani

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...