Dorëhiqet nga APN kryetari i nëndegës V-të Ibrahim Latifi

Date:

Kryetari i nëndegës së pestë të Alternativës për Ndryshime, Ibrahim Latifi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo parti. Ai në tekstin e dorëheqjes ka cekur disa shkaqe që e kanë shtyrë të ndërmerr këtë veprim, e në veçanti ka përmendur mashtrimet që ju kanë bërë votuesve të APN-së në këtë njësi nga ana e lidershipit të këti subjekti politik. Në vijim po e paraqesim tekstin e plotë dorëheqjes:
Nga sot, rrugetimi im me APN-në, ndahet përfundimisht!

Duke u mbështetur në idealin dhe përkushtimin tim për ti shërbyer çështjeve të pazgjidhura të vendit tim, aspiratë për të cilën janë flijuar breza të tërë të popullit tonë: unë, Ibrahim Latifi jap dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i njësisë nr. 5 të Alternativës për Ndryshim , si rezultat i “tradhtisë dhe mashtrimit të vazhdueshëm që po i bëhet votuesve të APN-së në veçanti dhe qytetarëve të Preshevës në përgjithësi”.

Dua të theksoj se bindja ime dhe e shumë qytetarëve tjerë për “Ndryshim të vërtetë ” për të cilin dhashë shumë mundë dhe energji bashkë me shumë miqë, u zëvendësua me Mashtrim real nga APN dhe në shpërputhje me rrugën e premtuar në fillim të krijimit të saj si parti politike.

Shkaqet dhe arsyet e dorëheqjes sime nga APN-ja po i jap në vijim:

1. Angazhimi im në themelimin e njësisë nr. 5 në qytetin e Preshevës ka qenë i sinqertë
dhe qëndron larg çdo interesi personal, ku bashkë me tërë strukturën e kësaj njësie në zgjedhjet e fundit lokale arritëm që të sigurojmë mbështetje të fuqishme për Alternativën për Ndryshim.

2. Pas konsolidimit të pushtetit lokal ku në krye të komunës ishte APN, struktura e njësisë nr. 5 të qytetit të Preshevës, përkundër mbështetjes së madhe duke i siguruar 219 vota për subjektin, nuk u përfaqësua në asnjë organ të rëndësishëm të pushtetit lokal në përputhje me rezultatet e treguara.

3. Përveç mungesës së përfaqësimit meritor në organet e Komunës, njësia nr. 5 nuk gjeti mbështetje në realizimin e kërkesave reale për projekte në infrastrukturë në interes jo vetëm të kësaj njësie, por të projekteve që ishin në interes të të gjithë qytetarëve siç janë:
1. Projekti i parkut në një pjesë të rrugës së Gjilanit, konkretisht në parcelën nr. 5165 Komuna katastrale e Preshevës, kërkesë e gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës për krijimin e një ambienti të gjelbëruar, duke siguruar edhe një kënd të lojërave për fëmijë si dhe elemente të pushimoreve për të gjitha moshat, kërkesë kjo e bërë më 08.03.2016 e premtuar në fushatë dhe e harruar në pushtet, premtim edhe i ditëve të fundit për këtë njësi që është siguruar një donacion ndërkombëtar.
2. Ndertimi i trotuarit për sigurimin e lëvizjes së këmbësorëve në rrugën e Gjilanit gjegjësisht nga Kozari deri te Vila Letafet, kërkesë e vazhdueshme dhe e mundshme për realizim që poashtu nuk gjeti mbështetje gjatë tërë qeverisjes së pushtetit lokal edhe përkundër punimeve që janë bërë në këtë rrugë.
3. Vazhdimi i rregullimit në shtratin e lumit për skaj rrugës së Gjilanit nga pjesa e mbetur deri në mbarim të shtëpive në pjesën e epërme të qytetit, projekt i premtuar që poashtu hasi në veshë të shurdhër.

4. Zhgënjimi im pas këtyre përpjekjeje dhe pritjesh që të realizohen synimet e premtuara gjatë kësaj periudhe 2 vjeçare, bëri që angazhimi im në APN të ndahet përfundimisht!

I falënderoj të gjithë mbështetësit e kësaj njësie në të njëjtën kohë i kërkoj falje në vend të atyre që premtuan.

Me respekt,

Në Preshevë
Më, 11 Nëntor 2017

Ibrahim Latifi
Ish kryetar i njësisë nr. 5 Preshevë

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...