E mbylli motra brenda në lavatriçe, humb jetën vogëlushi trevjeçar

Date:

Një djalë i vogël trevjeçar humbi jetën si pasojë e asfiksisë pasi motra e tij e mbylli brenda makinës larëse.
Fëmijët mendohet se ishin, duke luajtur, ndërsa prindërit që ishin në gjumë e zbuluan tragjedinë pasi u zgjuan. Sipas deklaratës së prindërve, ata kontrolluan shtratin e të voglit, por ai nuk ishte aty. Më pas e gjetën pa shenja jete brenda makinës larëse.
Besohet se gjatë lojës, fëmija më i madh e ka ndihmuar që të ngjitet në lavatriçe dhe më pas e ka mbyllur brenda.
Elena Demyanova, zyrtare lokale nga Gubkinskyi në rajonin Yamalo-Nenets të Rusisë, tha se hetuesit e shtetit kanë konstatuar se bashkëshortët gjetën shtratin e djalit të tyre të vogël bosh kur u zgjuan.
Shkaku zyrtar i vdekjes së djalit është ‘asfiksia’ ndërsa kjo është tragjedia e dytë e këtij lloji në Rusi brenda 10 ditëve.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...