Komuna e Preshevës është ndër komunat e rralla e ndoshta edhe e vetmja në Serbi e cila nuk ka shpallur fare konkurs për financimin e mediave në vitin 2018. Me gjith se me buxhetin e vitit 2018 ishin paraparë 11.700.000 dinar për subvencionimin e mediave, kjo nuk ndodhi. Ligji parasheh që mjetet e parapara për media të shpërndahen vetëm përmes konkursit, ndërsa komuna e Preshevës nuk shpalli konkurs dhe ende nuk dihet se kujt ju kanë shpërnda mjetet në fjalë, pasi që mungon transparenca e pushtetit lokal në lidhje me këtë çështje. Njëherit pushteti në Preshevë nuk e ka financuar as mediumin e vetëm publik në Preshevë, Radio televizionin Presheva ku puntorët e këti mediumi publik, themelues i së cilit është Kuvendi komunal, tash e një vit punojnë pa paga.
Komuna fqinje e jona, Bujanoca ka shpallur konkursin qysh në muajin maj dhe përveç se ka financuar të gjitha mediat nga komuna e Bujanocit gjithashtu ka financuar edhe disa mediume nga komuna e Preshevës pikërisht duke e ditur se pushteti lokal në Preshevë financon vetëm mediat e afërta me pushtetin dhe nuk shpalli fare konkurs ashtu siç parashihet me ligj.
Komuna e Preshevës e vetmja që nuk shpalli konkurs për media në vitin 2018
Date:

