E turpshme: Demolohet shkolla e Caravajkës (Foto)

Date:

Mbrëmë persona të panjohur kanë hyrë në objektin e shkollës fillore “Migjeni” në Caravajkë dhe kanë kryer një veprim aspak njerzor dhe të dëmshëm parasëgjithash për nxënësit, të cilët kanë dëmtuar dhe demoluar hapsirat e brendshme si, sallën e arsimtarëve, dritaret, muret e brendshme si dhe fotografitë e vendosura në hollin e shkollës, duke sjellur kështu dëmtime materiale të konsiderueshme.

Punët përgatitore për fillimin e vitit të ri shkollorë i cili fillon nga data 04 shtator posa kishin përfunduar, ndërsa me veprimin e tillë nevojitet që rishtazi të përmirësohen të gjitha dëmtimet e shkaktuara.
Drejtoresha e shkollës fillore “Migjeni” në Caravajkë, Merita Sadriu e dënon ashpër këtë veprim të personave të papërgjegjshëm, njëherit kërkon nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në ndriçimin e këtij rasti, të paraqiten në stacion policor në Presheve, të cilët janë të njoftuar me këtë situatë, në mënyrë që në të ardhmen mos të kemi raste të tilla./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...