Uji i çudirave në Stançiq mahnitë edhe austriakët

Date:

Në fshatin Stançiq të Kosovës, i cili gjendet në afërsi të kufirit me Maqedoninë, gjegjësisht afër fshatit Bellanoc, së fundi është zbuluar një burim vullkanik, nga i cili buron ujë i rrallë me shumë efekte shëruese

Kjo është vërtetuar edhe nga disa shkencëtar austriak, të cilët kanë eksploruar burimin, duke zbuluar një rezervuar uji të fshehur nën një vullkan, 1 mijë 500 metra poshtë. Këtë e pohon për agjencinë e lajmeve INA, Besart Ramadani, ciceron i Restoranit ‘Maja e Zezë’, në hapësirat e të cilit është zbuluar ky fenomen natyror.

Ai thotë se, uji ndihmon personat të cilët kanë probleme me lukthin, lëkurën, astmën si dhe shumë sëmundje tjera.

“Shumë hallexhinjë dhe të sëmurë kanë ardhur këtu kanë mbushur ujë dhe pastaj janë kthyer për të na rrëfyer se si janë shëruar për një kohë shumë të shkurtër. Është interesante se uji përmban minerale të shumta, ndërsa në hapësirë shpërthen deri në 6 metër lartësi për çdo 20 minuta. Pastaj humbet dhe sërish kthehet furishëm”, thekson ai, pa pasur mundësi ta sqaroj këtë burim në mënyrë më shkencore.

Për çudi, institucionet kosovare akoma nuk kanë shprehur interesim për të zbuluar më shumë rreth këtij burimi, i cili në të ardhmen mund ti shërbej shumë qytetarëve, të cilët kanë probleme të ndryshme me shëndetin.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...