Edhe sot nuk pati kuorum të këshilltarëve për mbajtjen e seancës së pestë të Kuvendit Komunal në Preshevë. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës Sami Salihi për RTP ka theksuar se data 24 nuk është datë e fundit që përmbush kushtin e afatit tremujor mbi ligjin mbi administrimin lokal.
Seanca e pestë e Kuvendit të Komunal në Preshevë e cila ishte parashikuar të mbahej edhe ditën e sotme nuk u mbajt në mungesë të kuorumit të këshilltarëve. Kjo seanca ishte e treta me radhë që është tentuar për të kaluar pikat e rendit të ditës të parapara për punimet e kësaj seance. Në të kundërtën data 24 gusht nuk është data e fundit që përmbush kushtin e afatit tremujor mbi ligjin mbi administrimin lokal ka theksuar kështu Sami Salihi kryetar i Kuvendit në Preshevë. Sipas tij ligji nuk precizon qartë se sot është data e fundit e Kuvendit Komunal sepse kryetari i Kuvendit nuk njofton mbi shpartallimin e kuvendit por është qeveria e cila bje vendime të tilla.
Përndryshe për hapat e mëtutjeshme do të njoftohet i gjithë opinioni pas vendimeve të marra nga organet përgjegjëse.
Edhe sot nuk pati kuorum të këshilltarëve për seancën e V-të- ligji nuk precizon qarte se sot është data e fundit e Kuvendit
Date: