Ekskluzive: Hapet ekspozitura e Bankës Komerciale në VM Center (FOTO)

Date:

Presheva ka kohë të gjatë që ballafaqohet me problemin e mungesës së bankave të mjaftueshme që do të përmbushnin nevojat e biznesit dhe qytetarëve të komunës sonë. E vetmja bankë që arriti të mbijetoj në tregun e Preshevës ishte Banka Komerciale, mirëpo shkaku se kjo ishte banka e vetme në qytet, shum shpesh qytetarët dhe klientela janë ballafaquar me pritje të gjata në kryerjen e transaksioneve dhe shërbimeve në këtë banka. E si duket edhe këti problemi po i vjen fundi, pasi që pronari i VM Center, Faton Sylejmani ka nënshkruar kontratë me Bankën Komerciale për hapjen e ekspoziturës në lokalet e Qendrës tregtare VM në Preshevë. Banka do të starton me punë me 01.08.2017 dhe do të punojë në orarë të plotë prej orës 09,oo deri në 16,oo.
VM Center përveç që për klentelen e saj ofron shoping të të gjitha llojeve, shërbime hotelierike, tani klientëve të saj por edhe gjith qytetarëve të komunës sonë i mundëson edhe shërbimet bankare. Ndër të tjera, e mira e hapjes së kësaj ekspoziture është se qytetarët nuk do të kenë nevojë të presin në radhë të gjata në bankën në qendër të qytetit por tani më e kanë edhe alternativën tjetër në VM Center./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...