Pas zgjedhjes President i Republikës së Shqipëris të zotëri Ilir Metës, Kryetari i PVD-së z.Riza Halimi, parti kjo më e madhja në Luginë që përfaqson shqiptarët dhe Kryetarja e Komunës së Preshevës zonja Ardita Sinani kanë uruar presidentin e ri të Shqipbris.
URIMI I KRYETARIT TË PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK PËR PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ILIR META
I nderuari z. Meta,
Pranoni urimet më të përzemërta me rastin e inaugurimit Tuaj si president i Republikës së Shqipërisë.
Uroj që në funksionin udhëheqës, më të lartë të Republikës së Shqipërisë të jepni kontributin tuaj përmbajtësor në përfaqësimin e shtetit shqiptar, në nivelin kombëtar, mbarëkombëtar e ndërkombëtar, në zhvillimin ekonomik të saj dhe në përshpejtimin e proceseve integruese evropiane, që është interes jetësorë i të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, si dhe i të gjithë Shqiptarëve kudo që janë, e poashtu edhe i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Duke Ju uruar sukses të plotë në angazhimet vijuese shumë të rëndësishme, pranoni përshëndetjet e mija më të përzemërta.
Vëllazërisht i Juaji,
Riza HALIMI
Kryetari i PVD – së


