Këshilli drejtues i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë mbajti sot mbledhjen me pikën e rendit të ditës propozim shkarkimin e Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të këti institucioni kulturor. Arsyetimi i anëtarve të këshillit drejtues për këtë propozim ishte mosaprovimi i raportit të punës dhe ati financiar të ushtruesit të detyrës së Drejtorit Mendurim Presheva, nga ana e Kuvendit Komunal në seancën e fundit ku raportuan të gjith drejtorët e institucioneve ku themelues është Kuvendi Komunal, raporton rtvpresheva.com. Për shkarkimin e U.d Drejtorit Mendurim Presheva votuan të gjithë anëtarët e këshillit drejtues. Njëkohësisht doli propozimi për emrimin e U.d Drejtorit të ri të Shtëpisë së Kulturës ku u propozua aktori Gani Veseli. Përndryshe Gani Veseli për opinionin preshevarë është i njohur për karrierën e ti si aktor dhe që deri më tani ka punuar në Shtëpinë e Kulturës si organizator i punës.
Siç merë vesh portali informativ rtvpresheva.com për nesër (21.04.2017) është paralajmëruar mbledhja e Këshillit drejtues të Qendrës për punë sociale ku edhe aty pritet shkarkimi i U.d Drejtorit të këti institucioni dhe propozimi për U.d të Drejtorit të ri.
Këto ndryshime vinë si pasojë e ndryshimit në qeverisjen në pushtetin lokal në Preshevë, ku Alternativa për Ndryshim nga pozita kaloi në opozitë shkaku i mosmarrëveshjeve të kryetarit të APN-së Shqiprim Arifi me partnerin e atëhershëm PVD-në, me ç’rast si pasoj e këtyre mosmarrëveshjeve shumë kuadro të APN-së do të zavendësohen me kuadro të Grupit të PDSH-së, BDL-së dhe UDSH-së./rtvpresheva.com/
Date:

