Qeveria e Serbisë ka miratuar propizimin për punësimine 2010 punëtorve medicinal, deklaroi sot ministri i shëndetsisë Zlatibor Llonçar
Me “Planin e ri kadrovik”, të cilin e propozoi Ministria e shëndetsisë,kurse Qeveria e miratoi, u propozua punësimi i 631 mjekëve të medicinës, 30 farmacistëve, dhe 1349 motrave medicinale dhe teknikëve të profileve të ndryshëm.
Ata do të punësohen në 21 qendra shëndetsore në Serbi, raporton rtvpresheva.com.
Numri më i madh i të punësuarve u lejua për Qendrën Klinike të Serbisë, ku edhe trajtohen rastet më të shumta-380 të punësuar. Qendrës Klinike të Vojvodinës ju ljuan 229 punësime, Kragujevcit 219 kurse Nishit 58.
Që do të ketë punësime të reja në Shtëpin e shëndetit në Preshevë por edhe në Barnatoren e qytetit të Preshevës është e sigurt, por numri se sa vende do ti lejohen komunës tonë nga numri i përgjithshëm që do punësohen 2010, ende nuk dihet me saktësi./rtvpresheva.com/

