Me ndryshimet në qeverisjen lokale pas zgjedhjeve të mbajtura në prill të vitit të kaluar dhe krijimin e shumicës së re në Kuvendin Komunal të Preshevës, nga logjika e asfalltimeve të rrugëve dhe rregullimi i infrastruksturës në komunën tonë u paraqit një qasje e re vepruse e pushtetit të ri në Preshevë, ai i krijimit të vendeve të reja të punës dhe sjellja e investitorëve nga jashtë për investime në Preshevë.Kjo qasje edhe dominoi fushatat e dy subjekteve politike PVD dhe APN. Deri më tani kemi të paralajmëruar dy investitor potencial të cilët kanë shfaqur gatishmërin e tyre për hapjen e reparteve prodhuese në qytetin e Preshevës. Kompania “Solid” nga Suhareka, kompani kjo për prodhimin e këpucave, është në fazën e finalizimit të projektit të saj, me ç’rast pritet fillimisht punësimi i rreth 70 puntorëve. Kompania tjetër që gjithashtu ka paralajmëruar hapjen e fabrikës në Preshevë është kompania nga Jagodina “Metalka Majur” e cila gjithashtu pretendon punësimin e rreth 70 puntorëve.
Shpresa për hapjen e vendeve të reja të punës ka ngjallur optimizëm te popullata e Preshevës e cila ballafaqohet me numër të konsiderueshëm të papunësisë. Këto iniciativa janë pozitive që duhet përshëndetur dhe përkrahur me tërë potencialin.
Mirëpo, pushteti lokal por edhe strukturat tjera politike duhet të jenë shum të kujdesshme me investitorët dhe bizneset vendore të cilat me vite të tëra veprojnë në komunën tonë e të cilat falë suksesit të tyre në tregun vendor por edhe plasmanit të prodhimeve dhe shërbimeve në tregjet ndërkombëtare kanë arritur të punësojn një numër disa herë më të madh të puntorëve se sa pretendohet të punësojn kompanit e lartëcekura. Shembull më i mirë është kompania “Fluidi” nga Presheva e cila prodhimet e veta i eksporton në tregjet e 22 vendeve të botës, kryesisht në shtetet e BE-së por edhe në shtetet aziatike siç është Arabia Saudite. Kjo kompani në repartin e prodhimit të lëngjeve ka të punësuar 94 puntorë gati se të gjith nga komuna e Preshevës. Ndërsa ndërmarrjet simotra të “Fluidit”, VM Center dhe Sh.A “Metal” punësojn plus 80 puntorë të tjerë, që në total vetëm kjo kompani preshevare punëson afërsisht 200 puntorë.
Egzistojnë edhe disa ndërmarrje nga komuna jonë të cilat veprojnë me sukses dhe kanë të punësuar nga 50 deri në 150 punëtor. Po i cekim vetëm disa: Tobler Skele, Saba Bellça, Limani Kom, Shera Beton, Vlora Com, Esa Plast, Zenit, Nura, Univerzal Miratocë, Mimoza 93, Bici Komerc etj (kërkojm falje nëse kemi harruar ndonjë ndërmarrje) të cilat në total e tejkalojn numrin e mbi 1000 të punësuarve. Andaj, duke ditur qasjen pozitive të udhëheqjes së re komunale dhe përvojës besojm se këta ndërmarrës, që në vendet me tradita biznesi me të drejt quhen PATRIOT të kohës moderne, do ta kenë përkrahjen e parezervë nga pushteti dhe do ti dilet në ndihmë për çfado përkrahje që ata kanë nevojë. E më e pakta do të ishte që ti ofrojm rrespektin e merituar dhe potencialin blerës ta orjentojmë drejt këtyre ndërmarrjeve tona./rtvpresheva.com/
Autor: Shenur Jahiu
Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-rtvpresheva.com
Date:

