Erdogan: Vazhdojmë ofensivën ndaj kurdëve ne Siri, kemi përkrahjen e miqve tanë rus

Date:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk do të zmbrapset nga operacioni kundër një enklave të udhëhequr nga kurdët, në veri të Sirisë, i cili ka shkaktuar shqetësim tek aleatët e Ankarasë.

Erdogan i bëri komentet të hënën, në ditën e tretë të ofensivës, përkundër paralajmërimeve të SHBA-së se operacioni mund të destabilizojë tutje zonën. Mediat turke thanë se trupat, të shoqëruara nga rebelët aleatë sirianë, kanë kapur disa zona përreth qytetit Afrin.
“Jemi të vendosur, Afrini do të zgjidhet”, tha Erdogan në një adresim të drejtpërdrejtë televiziv në Ankara. “Kemi folur për këtë ofensivë edhe me miqtë tanë rusë; kemi marrëveshje”, tha Erdogan.

Milicia kurde, e cila kontrollon një pjesë të madhe të territorit në verilindje të Sirisë, cilësohet nga Ankaraja si grup terrorist dhe si degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Kjo e fundit ka luftuar për autonominë kurde në Turqi për tri dekada./www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet për pilot të vdekur

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet...

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...