‘Ushtria serbe për tre orë e merr veriun e Kosovës’

Date:

Nëse dikush – në Prishtinë, Bruksel apo Uashington – mendon që me forcë të marrë pjesën veriore të Kosovës dhe të dëbojë serbët të cilët janë aty shumicë absolute, ata duhet të dinë se ushtria serbe për vetëm tre orë, mund të arrijë në Mitrovicën e Veriut dhe të dalë në urën mbi lumin Ibër, thotë analisti ushtarak serb Miroslav Lazanski.

Ai shprehet se Prishtina padyshim ka ambicien me anë të aparatit represiv të saj të ‘pushtojë’ veriun e Kosovës, duke theksuar se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç e bëri të qartë se kjo nuk do të jetë e mundur, shkruajnë mediat serbe, transmeton zeri.info.

“Ata janë të fiksuar që veriun e Kosovës ta fusin nën kontrollin e tyre. Kjo teori qëndron pasi donin të përdorin vrasjen e fundit për të dërguar ROSU-në atje”, vlerëson Lazanski.

Lazanski thotë se Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë serbe ka elaboruar plane për çdo rrezik potencial, madje edhe për një krizë të mundshme në Kosovë./www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet për pilot të vdekur

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet...

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...