Familjarët e martirit Dashnim Hajrullahu vendosin afishe senzibilizuese në vendbanimet e Preshevës (Video)

Date:

Familjarët e martirit Dashnim Hajrullahu i vrarë nga forcat ushtarake serbe në kufirin Miratoc – Llojan kanë ndërmarrë një aksion senzibilizimi për shkak të mosinteresimit të qeverisjes lokale dhe asaj shtetrore për ta vënë drjetësin në vend në rastin e Dashnim Hajrullahut. Letrën dhe videon e dërguar në adresën e portalit rtvpresheva.com nga familjarët po e botojmë në tërësi:
Drejtësia e vonuar është drejtësi e humbur!

Në qoftë se në kulmin e qytetërimit, ka njerëz që bien e vdesin nga kufijtë artificial të vendosur padrejtësisht, fajtor nuk është vullnetarizmi i atyre që tentojnë ti kalojnë këta kufij por padrejtësia shtetërore që i mbanë të mbyllur ata kufij.
Si familjar të Dashnimit dhe si shoqëri shqiptare kemi ndërmarr një iniciativë për ngritjen e zërit për padrejtësinë dhe krimin shtetëror që ka kryer shteti serb. Kjo iniciativë si familjar dhe si shoqëri aktive synojmë që çështjen e Dashnimit të e vëmë edhe në agjendën ditore si të klasës politike lokale po ashtu edhe tek bashkësia ndërkombëtare në mënyrë që të bëjë presion ndaj shtetit serb që të vihet drejtësia në rastin e Dashnim Hajrullahut. Shpërndarja e pamfleteve nëpër shumë sheshe e rrugë të Preshevës dhe të fshatrave shqiptare të kësaj ane dhe sidomos vendosja edhe e pamfleteve edhe në fshatin Miratoc gjegjësisht në vendin e rënies së Dashnimit është një mesazhe se: “Të vdekurit nuk mund të bërtasin për drejtësi, kjo detyrë dhe obligim është i të gjallëve për ta bërë këtë për ta”.
Andaj padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë dhe lirin e çdo qytetari kudo në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./www.rtvpresheva.com/
video-1527291576.mp4 https://www.rtvpresheva.com/wp-content/uploads/2018/05/video-1527291576-3.mp4

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...