Fillon protesta 48 orëshe e Rtv Preshevës kundër diskriminimit nga Organi i Përkohshëm, kështu duket ekrani i TVP

Date:

Pas skandalit të Organit të përkohshëm i cili ditë më parë jashtë çdo procedure ligjore dhe fare pa konkurs i ndau dy mediumeve private afër 50 mi euro donacion (presheva.com 23.000 euro dhe Rtv Aldit 21.000 euro) kurse mediumit të vetëm publik Rtv Preshevës as edhe një dinar të vetëm, redaksia e mediumit të parë shqip në Preshevë ka filluar grevën 48 orëshe ndaj këti diskriminimi të pa parë deri më sot. Edhe pse ligjërisht Rtv Presheva ende është medium publik ku themelues është Kuvendi komunal i Preshevës i cili edhe emëron drejtorin dhe organet udhëheqëse të këti institucioni, edhe pse ditë më parë Organi i përkohshëm emëroi Organin mbikqyrës në këtë institucion komunal, prapë se prapë ky Organ e la institucionin e vet pa financim kurse financoi me shuma të majme dy mediumet private. Redaksia e Rtv Preshevës deklaroi sot se kjo protestë do të vazhdojë deri të hënën kurse më pas do të shqyrtohen mundësit tjera edhe më radikale të protestës dhe se të gjith të punësuarit janë më unik se kurrë në mbrojtjen e mediumit të vetëm shqip që informon drejtë qytetarët e Luginës së Preshevës. Deri më tani në adresë të këti mediumi kanë ardhur shumë mesazhe përkrahëse nga të gjitha subjektet politike shqiptare në Preshevë, Shoqata të ndryshme joqeveritare si dhe qytetar të ndryshëm. Rtv Presheva është themeluar në vitin 2001 dhe që atëher është financuar nga themeluesi i saj Kuvendi komunal, pamvarësisht se cili subjekt politik ishte në qeverisje. Eshtë hera e parë që një organ udhëheqës ndalon finansimin e Rtv Preshevës./www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...