Ftohet seanca e radhes e K.K, por se a do të mbahet? Mbetet të shihet…

Date:

Pushteti i posaformuar në Preshevë mes partnerëve APN, LR PDSH dhe Listës serbe më 19.02.2018 ka mbajtur seancen e parë konstituive. Që nga ajo ditë kanë kaluar gati një muaj dhe ishte e habitshme se përse nuk ftohet seanca e radhës për të vazhduar me punët e shumta që e presin kuvendin me përbërjen e re! Arsyet e mos mbajtjes së seancës nuk dihen edhe pse ka zëra për probleme mbrenda shumicës qeverisëse. Më në fund Kryetari i Kuvendit ftoi seancën për datën 20.03.2018 me fillim në ora 10,oo dhe ku do të diskutohen pikat e rendit të ditës:
1. Propozim-Aktvendimi mbi emërimin e anëtarve të trupave punuese të Kuvendit Komunal
2. Propozim-Aktvendim mbi formimin e këshillit komunal për siguri dhe parandalim të kriminalitetit
Thirrja e kësaj seance është një lajm pozitiv pasi që nga puna e Kuvendit varen shum çështje jetike për qytetarët e Komunës së Preshevës, por portali rtvpresheva.com nga burimet e veta të sigurta mbrenda shumicës qeverisëse kupton se për fat të keq edhe kjo seanc nuk do të mbahet dhe se më së largu deri nesër (16.03.2018) do të anulohet. Shpresojm që informacioni ynë të mos jetë i saktë dhe Kuvendi i ri më në fund të fillojë punët e shumta që presin, por…mbetet të shihet./www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...