Mbrëmë në sheshin e komunës në Bujanoc u shënua dita e diasporës, ku para shumë bashkëatdhetarëve tanë që po qëndrojn në pushime në torjet e tyre u organizua program i begatë kulturo-artistik. Pjesmarrës ishte edhe personi më meritorë për këtë organizim, kryetari i komunës z.Shaip Kamberi, të cilit po mbrëmë i erdhi një befasi e këndshme nga lojtari i kombëtares tonë Berat Gjimshiti. Ishte një fanelë e kombëtares me numrin gjashtë të cilin e mbanë lojtari nga Lugina në ndeshjet e kombëtares e cila ju dha kryetarit Kamberi nga familjarët e Gjimshitit. Kjo dhuratë kryetarit ju dedikua në shenjë falenderimi dhe rrespekti për gjith kontributin që ka dhënë dhe po vazhdon të japë për shqiptarët e komunës së Bujanocit.
Kryetari Kamberi u emocionua shumë kur pranoi dhuratën dhe menjëher e veshi atë dhe me krenari e mbajti gjatë tërë mbrëmjes./rtvpresheva.com/
Fudbollisti i kombëtares – dhuratë speciale për Shaip Kamberin
Date:

