Gjenerali serb: Pas vrasjes së Ivanoviqit nuk qëndron faktori shqiptar

Date:

Gjenerali Miomir Stojanoviq, ish-drejtori i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë Serbe dhe ish-kryetari i Komitetit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë, ka vlerësuar se pas vrasjes së politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, mesiguri nuk qëndron faktori shqiptar, ka deklaruar Stojanoviq për mediet serbe, transmeton portali Zeri.info.

“Vlerësimi im se pas kësaj vrasjeje nuk qëndron faktori shqiptar, pasi që ata kanë mundur ta vrasin kur kanë dashur, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Mendimi im është që kjo është vrasje me motive politike ose pjesë e grupeve kriminale në veri të Kosovës”, ka deklaruar Stojanoviq, transmeton “Zëri”.

Vrasjen me motive politike ky i fundit e ka sqaruar se kjo ka ndodhur në kohën kur kanë rifilluar bisedimet për Kosovën në Bruksel, ndërsa Ivanoviq ka qenë “shumë i respektueshëm mes komunitetit serb në Kosovë”, përcjell “Zëri.info”./www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...