Humanizmi i vllezërve Beqiri nga fshati Bushtran që punojnë dhe veprojnë në Zvicërr nuk ka të ndalur. Muaj më herët vllezërit Beqiri dhuruan për Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë 20 kompjutor dhe mjete të tjera të nevojshme për nxënësit e kësaj shkolle. Kjo nuk është e tëra, pasi që këta bashkëatdhetar ftuan drejtorin e Gjimnazit Nadër Sadiku bashkë me disa maturant që të vizitojn Zvicrën. Drejtori dhe maturantët patën rastin që falë kontributit të vllezërve Beqiri të qëndrojn disa ditë në qytetin e Sent Gallen, të vizitojn Univerzitetin e këti kantoni si dhe të bëjnë vizitë Bankës Raifaisen ku u njoftuan me mënyrën e punës në këtë bankë dhe të fitojn përvoja të reja dhe eksperiencë. Sot, maturantët u rikthyen nga kjo vizitë ku gjatë arritjes në Preshevë i priti ekipi i portalit rtvpresheva.com, me ç’rast ata njëzëri deklaruan se i janë mirënjohës atyre që i mundësuan këtë vizitë mjaft të rëndësishme për ata. Ndërsa drejtori i Gjimnazit “Skënderbeu”, Nadër Sadiku për portalin tonë deklaroi: “Se ka ende njerëz human dhe të vullnetit të mirë tregon rasti i vëllezërve tanë Beqiri nga Bushtrani të cilët para pak kohësh na dhuruan 20 kompjutor për shkollën tonë, por nuk u ndalën me kaq, ata tani na ftuan për vizitë në Zvicër ku vizituam Univerzitetin e Sant Gallen si dhe Bankën Raifaisen por edhe shumë vende të tjera me interes për nxënësit tanë. Vllezërit Beqiri gjithashtu pritet që së shpejti ta sjellin donacionin e radhës prej disa kompjutorëve për shkollën tonë, andaj ne i falenderohemi nga zemra kësaj familje bujare” deklaroi zotëri Nadër Sadiku.
Shpresojm që shembullin e vllezërve Beqiri ta ndjekin edhe shumë bashkëatdhetar tanë nga diaspora shqiptare./rtvpresheva.com/

Date: