Deklarata e ambasadorit të SHBA- vë në Kosovë, Greg Delawie, lidhur me tentativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ku tha se disa nga komandantët e UÇK-së kanë kryer krime dhe duhet të përgjigjen para drejtësisë, ka ngjallur reagime të ashpra tek organizata e veteranëve të UÇK-së.
Është nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili e quan Delawin një palaço, i cili me deklarata të tilla po i thyen të gjitha rregullat dhe përgjegjësitë që ai ka si diplomat
Madje ai thotë se nëse Delawie ka fakte për këto që i ka thënë, le të paraqitet si dëshmitar në Gjykatë. “Delawie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delawie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar. Nuk është Dealawie i plotfuqishëm që të flas çfarë të do ai. Delawie më së pari nuk e përcakton dhe nuk mund të sillet në Parlamentin e Kosovës, sikur janë sjellë ushtarët e tij në kampin e Guantenamos. Prandaj, Delawie të jetë shumë i kujdesshëm çka fol. Ka thanë se për ata që kanë iniciuar shfuqizimin e Gjykatës do të merren masa. Unë po i them Delawies se t’i nuk mund të marrësh masa asnjëherë, ti e ke të drejtën e diplomatit. Diplomatët te na shkojnë e vijnë për çdo ditë, e kryejnë detyrën prej diplomatit dhe mos t’i kalojë kompetencat e tij”, pohoi Haradinaj.
Ai shtoi se Kosova me kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, nuk po i rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në, por vetëm me Delawien.

