Shaip Kamberi: Vështirë të gjeshë fjalë për humbjen e Jonuzit

Date:

Pas vdekjes së Kryetarit të LPD-së z.Jonuz Musliu, Kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi i cili e kishte bashkëpuntor të ngushtë dhe me të cilin ishin në bashkëqeverisje në Bujanoc z.Musliu, ka shkruar një publikim mjaft prekës dedikuar familjes së të ndjerit.
Me shumë trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Jonuz Musliut (Kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit; Kryetarit të Këshillit Nacional Shqiptar).
Sot, është vështirë të gjeshë fjalë dhe të përshkruash se sa humbje e madhe është ndarja nga jeta e Jonuz Musliut, jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë qytetarët e Komunës së Bujanocit, Luginës së Preshevës dhe të gjithë shqiptarëve në përgjithësi.
Sot, pavarësishtë se një hije e rëndë na ka ra të gjithëve, veprimtaria e tij do të mbetet një udhërrëfyes jo vetëm për neve por edhe për gjeneratat pas nesh.
Miku im Jonuz Musliu,
Përfunduam shumë projekte të rëndësishme, u ballafaquam shumë sfida bashkërisht, megjithatë na la edhe shumë punë tjera për t’i realizuar dhe shumë sfida për tu ballafaquar.
Pa ty, do të jetë shumë më vështirë, por, ke lënë shenja të pashlyeshme si mik besnik e i guximshëm, si partner i sinqertë dhe parimorë, si qytetarë i përkushtuar për përmirsimin e gjendjes së qytetarëve të komunës të cilës edhe ti i takove.
Do të mbetesh edhe një shenjues i një epoke për shqiptarët e Luginës si të tillë edhe do të kujtojmë.
Pusho i qetë.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...