Haradinaj: Një pjesë e territorit të Serbisë do të bëhet e Kosovës nëse bëhem Kryeministër

Date:

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet të dalë dikush e t’i prish agjendat e Serbisë më të cilat po tallet me Kosovën. Ai thotë se vet ka rënë pre e këtyre agjendave, duke qenë për mbi tre muaj i ndaluar nga autoritetet franceze.
Në emisionin “Rrokum Rroll” të TV Rrokum,e raporton rtvpresheva.com, Haradinaj ka thënë se “duhet me i tregu Bashkimit Evropian (BE), dhe në veçanti SHBA-ve, se nuk jemi më popull që tallet dikush me ne”!

“Në këtë temë Evropa nuk po bën asgjë. Unë i jam mirënjohës Berlinit, i cili ka pasur një qasje të qartë ndaj meje, por kur është në pyetje Brukseli, kjo është e padrejtë, ngase në Ballkan BE-ja po shihet se nuk mundet me i bind palët me marrë vendime të prera. Këtu duhet me ndërhy Amerika dhe me ia tregu vendin Serbisë”, ka shtuar Haradinaj.

Ai shton se Serbia duhet ta heq Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj.

Ndryshe, shton se duhet reciprocitet që të fusim në hartën e Kosovës një të tretën e tokës së tyre, që nga Nishi./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...