Erërat e fuqishme dhe të reshurat e shiut mbrëmë në vendin tonë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Shumë çati , shtalla e kultura bujqësore u dëmtuan, ndërsa raportohet edhe për dëme të tjera, raporton rtvpresheva.com
Nata e mbrëmshme ishte e frikshme për qetarët e komunës së Preshevës. Të reshurat e shiu dhe stuhia kanë rrezikuar jetën e shumë banorëve por për fat të mirë kjo situatat ka rezultuar vetëm me dëme materiale. Rasti ishte evidentuar në afërsi të fshatit Shoshajë ku era kishte rrëzuar shumë shtylla elektrike duke sjellë edhe ndërprerjen e rrymës. Por sot janë raportuar edhe shumë dëme të tjera , si dëme në çati të shtëpive, rrëzime të shtallave, dëmtimi i kulturave bujqësore e shumë dëme të tjera.

Duke parë këtë situata me urgjencë është mbledhur shtabi për situata të jashtëzakonshme. Gjatë këtij takimi të gjitha anëtarët kanë raportuar mbi gjendjen në teren. Ndërsa zv,kryetari Reshat Neziri ka thënë se gjatë ditës pritet të arrijnë edhe shumë kërkesa të tjera më pas komisioni do të dalë në teren për të konstatuar gjendjen nga shiu e stuhia e mbrëmshme
.
Vlen të theksohet se nga stuhia e mbrëmshme është përfshirë edhe komuna e Bujanocit ku dëme janë shkaktuar në qendrën e qytetit dhe në çatitë e shkollave./rtvpresheva.com/
Ja çfar dëme të mëdha ka shkaktuar stuhia në komunën e Preshevë(Foto)
Date: