Jeremiq: SHBA’ja nuk i la Vuçiqin e Thaçin të këmbejnë territore

Date:

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka deklaruar sot se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi janë marrë vesh për këmbim territoresh, por kjo dështoi pasi aktorë të jashtëm, para së gjithash SHBA-ja, kanë kumtuar se ndryshimet e kufijve janë të papranueshëm edhe me pëlqimin dy palëve.
Jeremiq në intervistën për “Vreme” të Beogradit ka thënë se Vuçiq e Thaçi janë takuar më 13 mars në Paris e pastaj në javën pasuese në Nju – Jork që ishte edhe përgatitje për takimin e tyre të përbashkët me Federica Mogherinin më 23 mars në Bruksel.

Sipas fjalëve të Jeremeqit, Vuçiq ka shfaqur gatishmërinë të nënshkruajë marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës, e cila Kosovës praktikisht do t’ia mundësonte Kosovës ulësen në OKB, porse kishte vlerësuar se për këmbim duhej të fitonte diçka më shumë .

Gjëja e fundit për të cilën Vuçiq ishte marrë vesh me Thaçin, sipas Jeremiqit, ka qenë inskenimi i arrestimit të Marko Gjuriqit në veri të Kosovës./www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet për pilot të vdekur

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet...

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...