Sot u mbajt seanca e III-të e Kuvendit Komunal Preshevë ku u shqyrtuan 15 pika të rendit të ditës. Shkarkimi si dhe riformimi i këshillit komunal për situtata të jashtëzakonshme, emërimi i ushtruesit të detyrës të drejtorit të biblotekës ” Mehmet Jusufi”, emërimi i ushtruesit të drejtorit në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”, Qendrës sportive “Presheva” etj. Pas një debati mjaft të ashpër mes këshilltarëve të shumicës dhe atyre të opozitës, ku këta të fundit patën kritika të shumta ndaj emërimeve të kuadrove që nuk i plotsojn kushtet pë emërime si dhe kritikuan sidomos APN-në se kishte proklamuar profesionalizëm e sot emëron kuadro joprofesionale.
Në senacën e sotme ndër të tjera u konstatua dorëheqja e ushtruesit të drejtorit të Bibliotekës “Mehmet Jusufi” dhe u emërua ushtruesi i ri i drejtorit Reshat Neziri. Pika që nxiti debat më së shumti ishte shkarkimi i UD drejtorit të Shtëpisë së Kulturës Gani Veseli dhe emërimi i Ushtruesit të ri të drejtorit Valon Nuhiu. Opozita kritikoi ashpër shkarkimin e Gani Veselit vetëm tri ditë para skadimit të mandatit. Më pas u vazhdua me shkarkimin e radhës ku është shkarkuar sekretari Besim Nasufi nga rradhët e PVD-së dhe është emëruar Dashnim Saqipi nga APN. Gjithashtu po në këtë seancë u emërua drejtori i Qendrës për punë sociale Liridon Latifi nga radhët e LR PDSH si dhe drejtori i Shtëpisë së shëndetit Driton Salihu nga radhët e APN-së.
Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa pas gjith këtyre shkarkimeve theksoi se APN kishte proklamuar depolitizim të institucioneve por po shihet se drejtorët e emëruar janë të gjith nga radhët e subjektit politik APN dhe se po emërohen drejtor joprofesional./www.rtvpresheva.com/
Mbahet seanca e III, shkarkohen dhe emërohen UD drejtor të institucioneve
Date:

