Kërkohet sqarim se sa universitete do të mbesin në Kosovë

Date:

Deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj, ka kërkuar sqarim nga ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyçi, i cili sipas tij kishte deklaruar se do të mbeten vetëm dy universitete, një në rrafshin e dukagjinit, e tjetri në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Në media dhe në raportimin e Komisionit për Arsim, ministri ka deklaruar se do të mbeten vetëm dy universitete njëri në Rrafshin e Dukagjinit dhe tjetri në Universitetin e Prishtinës Hasan Prishtina”, tha Çoçaj.

Sipas tij ka shqetësime të studentëve, stafit akademik dhe qytetarëve, pasi sipas tij është koha që fillojnë edhe regjistrimet në këto universitete.

“Sa universitete do të mbesin dhe a do të ketë regjistrime të studentëve në vitin e ri akademik”, tha Çoçaj.

Ndërsa, ministri Bytyçi, shtoi se nuk kanë deklaruar asnjëherë që do të mbeten vetëm dy universitete.

“E kemi raportin e përfunduar dhe shumë shpejt ky raport do të diskutohet në qeverinë e Kosovës ku janë propozuar dy propozime, njëri ka të bëjë me profilizimin e të gjitha universiteteve publike dhe i dyti që ndoshta profilizimet të qëndrojnë në vetëm dy universitete publike”, ka thënë Bytyqi.

Ai tha se universitetet publike duhet të kenë standard ndryshe pasi sipas tij shumica e universiteteve nuk e kanë standardin si të Universitetit Publik të Prishtinës.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...