Komuna e Bujanocit nuk ka të ndalur me subvencione për bujqit, të enjten nënshkruhen edhe 154 kontrata

Date:

Edhe pse qeverisja e Shaip Kamberit ka thyer çdo rekord të mundshëm për subvencionime të ndryshme e sidomos subvencionime për bujqit e kësaj komune, sot përmes faqes zyrtare, Komuna e Bujanocit, ka bërë të ditur që të enjten e 7 dhjetorit, do të bëhet nënshkrimi edhe i 154 kontratave të bilujqëve lokal të Bujanocit.

“Të Enjten, me 07 Dhjetor, në Sallën e Kuvendit komunal në Bujanoc, duke filluar nga ora 12:00, do të bëhet nënshkrimi i 154 kontrateve me bujqit e Komunës së Bujanocit të cilët e kanë fituar të drejtën e subvencionimit për veprimtaritë e tyre.

Në të njejtën kohë, me të gjithë bujqit, do të ketë edhe diskutim publik rreth planifikimit të buxhetit për vitin 2018 dhe vazhdimin e subvencionimit të bujqësisë.

Komuna e Bujanocit, që nga ky vit, po ofron subvencionime të drejtëpërdrejta me qëllim të përkrahjes dhe avancimit të zhvillimit ekonomik” – thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar nga Komuna e Bujanocit.

Pushteti lokal i Bujanocit, për vitin 2017-të, ka ndarë rreth 33 milionë dinarë, ku janë ndihmuar mbi 400 bujqë lokal të komunës sonë. Njëherit kjo përbën edhe subvencionimin më të madh të bujqëve, që ndonjëherë qeverisja lokale ka ndarë në historinë e saj.

Vlen të përmendet se subvencionimini bujqëve ishte rreth 8 milionë dinarë, apo katër herë më i ulët se ky i sivjetshmi./www.rtvpresheva.com//

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...