Kongresisti amerikan: Kosovën urgjentisht duhet ta pranojmë në NATO

Date:

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka deklaruar se Kosova e meriton anëtarësimin në Aleancën Veriatlantike.

Përmes një postimi në Twitter, Torres ka thënë se pas zhvillimeve në Ukrainë, anëtarësimi i Kosovës në NATO s’ka qenë kurrë më urgjente.

“Në sfondin e pushtimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Kosova sërish kërkon të jetë anëtare e NATO-s. Disa javë më parë, unë avokova për pranimin e Kosovës në NATO. Bërja e gjësë së duhur nga aleatët tanë nuk ka qenë kurrë më urgjent”, ka shkruar Torres.

Kujtojmë se dje ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka ripërsëritur kërkesën që të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe të vendoset një bazë e përhershme e Forcave Amerikane në vendin tonë.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...