Reagimet rreth ndalesës së Këshilltares së Kryeministrit Kurti në vendkalimin kufitar Muçibabë kanë vazhduar edhe nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu
Për Lutfiun, veprimi i policisë serbe ndaj Ardita Sinanit është edhe një dëshmi se mentaliteti i policisë serbe nuk ka ndryshuar aspak dhe se ky ndalim nga policia serbe në kufi, dëshmon qartë se shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të persekutohen nga Serbia dhe i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë kundrejt këtyre shkeljeve të të drejtave të njeriut, sepse Ardita është një përfaqësuese institucionale dhe nuk duhet lejuar që, veprimtaria e saj politike të jetë shkak i ndalesave të këtilla!”
Postimi i Nevzad Lutfiut
Edhe një dëshmi tjetër e radhës se, mentaliteti i policisë serbe nuk ka ndryshuar aspak.
Ndalimi i Ardita Sinanit nga policia serbe në kufi, dëshmon qartë se shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të persekutohen nga Serbia dhe i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë kundrejt këtyre shkeljeve të të drejtave të njeriut, sepse Ardita është një përfaqësuese institucionale dhe nuk duhet lejuar që, veprimtaria e saj politike të jetë shkak i ndalesave të këtilla!