Sot në kabinetin e kryetares së komunës së Preshevës qëndroi kryetari i komunës së Mitrovicës jugore z.Agim Bahtiri. Ai u takua me kryetaren Ardita Sinani dhe zavendësin e saj Xhelal Mehmeti.
Në konferencën për shtyp pas takimit kryetarja Sinani ju falenderua z.Bahtiri për vizitën me ç’rast deklaroi se kryetarit të Mitrovicës i ka shpalosur potencialet ekonomike që ofron komuna e Preshevës dhe i ka bërë ftesë zotit Bahtiri që, pasi që edhe ai vet vjen nga lëmi i biznesit, të ndikoj në orjentimin e tyre drejt Preshevës. Ndërsa kryetari i Mitrovicës z.Bahtiri njoftoi kryetaren Sinani se është i interesuar për krijimin e një pike grumbulluese të frutave të malit dhe perimeve tjera, me ç’rast plasmanin e produkteve fermerët preshevar do ta kenë të garantuar në Kosovë. Më pas z.Bahtiri së bashku me kryetaren Sinani dhe z.Xhelal Mehmeti vizituan zonën industriale./rtvpresheva.com/
Date: