Gjykata Themelore në Kumanovë ka vendosur që ta rikualifikojë lëndën e vogëlushit Almir Aliu. Pas këtij vendimi ndaj të akuzuarit Boban Iliq rëndon akuza “vepër e rëndë që rrezikon sigurinë e qytetarëve në trafik”, duke anuluar akuzën e mëparshme për “vrasje”. Pas kësaj, Gjykatësja solli vendim që i akuzuari Boban Iliq të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.
Avokatët mbrojtës, familjarët e aktivistët e kundërshtojnë këtë qasje të gjykatës duke vlerësuar se nuk zbardhet e vërteta për këtë tragjedi./www.rtvpresheva.com/