Kurti: Nuk frikësohemi për zbatimin e marrëveshjes për Asociacion

Date:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën (2 shkurt) se Kosova nuk frikësohet sa i përket zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

I pyetur nga gazetarët, kryeministri Albin Kurti, tha se megjithatë si qeveri janë “të kujdesshëm dhe mbrojnë interesat e vendit”.

“Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pasur në Bruksel dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme në dialogun që zhvillohet i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me ç’rast parimi i reciprocitetit është parim i shëndoshë i marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha Kurti gjatë vizitës në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Ai ka theksuar se nuk janë biseduar modelet rreth Asociacionit, duke shtuar se “të drejtat e pakicave në Kosovë janë të respektuara me nivelin më të lartë të standardeve evropiane”.

Më herët , i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, thanë se nuk do të imponojnë modele për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja e arritur në vitin 2013 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë ishte një nga temat që diplomatët perëndimorë diskutuan me autoritetet kosovare, liderët e opozitës dhe shoqërinë civile, gjatë dy ditëve të fundit.

Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik, apo ndonjë gjë që duket si Republika Sërpska në Bosnje e Hercegovinë.

Në ndërkohë, kryeministri Kurti ka ritheksuar nevojën për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë me “njohje reciproke”,

“Marrëveshja duhet të arrihet, jemi të gatshëm që të punojmë për këtë dhe kur bisedojmë, të bisedojmë për marrëveshje, nuk bëjmë dialog për dialog, jemi konstruktiv, jemi serioz…”, tha Kurti.

Rikujtoijmë se takimi i fundit i Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut, është zhvilluar në korrik të vitit të kaluar.

Escobar dhe Lajçak vazhdojnë sot vizitën në Serbi.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...