Liderë të Luginës njoftojnë ambasadorët në Beograd me problemet e shqiptarëve

Date:

Ambasada e Britanisë së Madhe e akredituar në Beograd, ishte nikoqire e takimit të ambasadorëve “miqtë e jugut”, në të cilën morën pjesë Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, z/kryetarja e Komunës së Medvegjës Leme Xhema dhe kryetari i organit të përkohshëm në Preshevë, Shqipërim Arifi.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në këtë takim të nivelit të lartë ndërkombëtarë, ka paraqitur gjendjen politike në Luginë të Preshevës dhe kërkesat e shqiptarëve drejtuar autoriteteve në Beograd, të cilat,janë heshtur karshi premtimeve të dhëna, thuhet një njoftim, transmeton Koha.net.

Përfaqësimi në institucionet publike, çështjet e arsimit dhe njohja e diplomave, eliminimi i pengesave në privatizim, ishin disa nga temat, për të cilat Kamberi kërkoi të gjendet zgjidhje. Prezenca e vazhdueshme e Bashkësisë ndërkombëtare në Luginë të Preshevës, nga Kamberi u cilësua si nevoja më elementare për ta detyruar qeverinë në Beograd, që të nis gjetjen e zgjidhjeve për këto tema.

Gjithashtu, bëhet e ditur se baza e kërkesave të shqiptarëve sipas Kamberit, është Plani 7 pikësh, realizimi i të cilit sjell stabilitet politik dhe ekonomik në rajonin e varfër të Luginës së Preshevës.

Në takimi, përveç nikoqirit, Ambasadorit Denis Keef, ishin prezentë edhe ambasadori i SHBA, Norvegjisë, Belgjikës, Holandës, shefi i misionit të OSBE-së, pastaj përfaqësues nga Ambasada Gjermanisë, zvicerane, turke, italiane dhe disa ambasada tjera./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...