Lutfi Haziri: Inshalla fiton Ardita Sinani

Date:

Sot Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri priti në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberin dhe kandidaten për kryetaer të Komunës së Preshevës zmj.Ardita Sinanin. Në takim ishte prezent edhe Kryetari i shoqatës “Vatra” Kushtrim Kadriu. Në takim u bisedua rreth realizimit të të drejtave të shqiptarëve në Luginë, riaktivizimi i bashkëpunimit mikroregjional Gjilan, Preshevë, Kumanovë dhe tema të tjera. Lutfi Haziri nuk ngurroi që para sgumë mediave publikisht të përkrahë Ardita Sinanin për kryetare komune në zgjedhjet e 24 dhjetorit. “Inshalla fiton më e mira, Ardita Sinani” deklaroi Lutfi Haziri.
Gjithashtu edhe kryetari i shoqatës “Vatra”e cila tubon në gjirin e saj shqiptarët e shpërngulur nga Lugina e Preshevës z.Kushtrim Kadriu tha se preshevarët e kanë rastin të zgjedhin përfaqsuesen e tyre më të mirë, e ajo është Ardita Sinani. Ai gjithashtu u shpreh i sigurt se shumë të shpërngulur nga Komuna e Preshevës të cilët jetojnë në Kosovë të dielën masovikisht do të shkojn në Preshevë për të votuar për PVD-në dhe zonjën Sinani/www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...