Nga redaksia e portalit rtvpresheva.com
Vetëm tri ditë pas atentatit ndaj liderit serbë të Kosovës Oliver Ivanoviç, u raportua për vdekjen e Kryetarit të Këshillit Nacional Shqiptar Jonuz Musliut. Për nga fuqia politike të dy politikanët ishin më së paku të nivelit të barabart, e ndoshta Jonuz Musliu ishte edhe më i avancuar si për nga fuqia politike ashtu edhe për nga posti që mbante. Deri sa liderët institucional të Kosovës dhe të Luginës shprehën dhimbje dhe ngushllime për vdekjen e Jonuz Musliut, mediat nga trojet shqiptare (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni) si duket dështuan në trajtimin mediatik të vdekjes së dy politikanëve. Deri sa për Oliver Ivanoviçin u realizuan kronika të ndryshme televizive, emisione në studio, editoriali mësoi në detaje biografin e z.Ivanoviç etj, vdekja e Jonuz Musliut mbeti nën hijen e kësaj ngjarje. Fundja, Jonuzi ishte protagonist politik i cili me këmbëngulje insistoi në realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ishte lider politik i cili as dëmin më të vogël nuk i shkaktoi politikës kombëtare në Kosovë e Shqipëri, andaj edhe ka merituar shumë më tepër.
Nga mediat shqiptare arritëm të mësojmë gati se gjithçka që kishte të bënte me jetën e Oliver Ivanoviçit, mësuam ku kishte lindur dhe ku kishte jetuar, mësuam për shkollimin e ti, mësuam shumçka rreth bashkëshortes së ti dhe për katër djemt e ti…dhe gjithçka është në rregull. Por rreth Jonuz Musliut deri në këto momente nuk u organizua ndonjë emision në studio, ende nuk pamë që një medium nacional shqiptar të lexojë së paku biografin e ti. Presim që ditëve në vijim ky lëshim të përmirësohet dhe Jonuz Musliut ti jipet tretmani i merituar në mediat tona./www.rtvpresheva.com/
Mbulimi mediatik i vdekjeve të dy politikanëve të rajonit-a dështuan mediat kombëtare?
Date:

