Sot për vizitë në kabinetin e Kryetares së Komunës së Preshevës ishte Kryetari i Trupit Koordinues organ ky qeveritar serb për komunat e Luginës së Preshevës, Zoran Stankoviç.
Njëra nga pyetjet e gazetarëve serb për Ardita Sinanin ishte se cili është kryetari i saj? E përgjigjen që morën nga kryetarja ishte se nuk dua të përgjigjem dhe se takimi nuk ishte politik andaj nuk do të përgjigjet në pyetje politike. Gazetarët vazhduan të insistojn që të marrin përgjigje por kryetarja Sinani u tregua këmbëngulëse dhe nuk u përgjigj deri në fund. Si duket kjo i bëri mjaft nervoz mediat serbe të cilat sot shkruajtën tituj bombastik se si Kryetares së Preshevës “nuk ja thot goja se kryetari i saj është Aleksandar Vuçiç”.
Përndryshe, disa ditë më herët Jonuz Musliu deklaroi se ai nuk e njeh si president të vetin Vuçiçin por Edi Ramën./rtvpresheva.com/
Date: