Murati: Për turpin tonë nuk shfrytëzuam rastin historik për ripërcaktim të kufijve

Date:

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Kosova e ka humbur një shans të mirë duke mos i dhënë përkrahje idesë së ripërcaktimit të kufijve.Madje, neglizhimin e Kosovës ndaj kësaj ideje, Murati e ka quajtur “turp”.

Ai ka thënë se ky projekt mund të kthehet sërish në tavolinën e bisedimeve, sepse përpjekjet tjera sipas tij do të dështojnë në proces.
Postimi i plotë:
Ne e kemi futur veten me këtë qasje në rrugë qorre. E kemi lëshuar për turpin tonë rastin historik të zgjidhjes së problemit shqiptaro-serb, përmes ripërcaktimit të kufijve. Pse kam besim që kthehet ky projekt? Sepse përpjekjet e tjera do të dështojnë në proces. Asociacioni do të dështojë në implementim nëse synohet realizimi i tij. Në fund të fundit nuk ka zgjidhje tjetër e cila do të funksiononte në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...