Ditën e sotme raportohet se ndërmarrjes “Moravica” në Preshevë i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike nga punëtorët e elektrodistribucionit
Sikur se merret vesh, shkyçja nga rrjeti elektrik është bërë shkaku i borxheve që kjo ndërmarrje ka krijuar ndaj elektrodistribucionit e që si pasojë zyret e “Moravicës” kanë mbetur pa rrymë.
Kujtojmë se kësaj ndërmarrje i ishte ndërprerë energjia elektrike edhe më herët kur në krye të saj ishte udhëheqësia e njejtë sikur që është sot.