Një grua shqiptare nga Komuna e Preshevës, ka humbur jetën gjatë lindjes në Qendrën Shëdentësore në Vranjë.
Në këtë ngjarje tragjike e cila ka ndodhur më 17 prill, foshnja e posalindur ka mbijetuar dhe është në gjendje të mire
Prokuroria e Lartë Publike në Vrajë ka filluar hetimet për këtë rast dhe ka urdhëruar Policinë që të kontrollojë Qendrën Shëndetësore të Vranjës pasi që dyshohet se rasti nuk ishte raportuar fare nga mjekët kujdestar.
“Pas hetimeve, policia ka konfirmuar në Prokurori se autopsia e gruas në lindje është kërkuar që të zhvillohet në Institutin për Mjekësi Ligjore në Nish” – thuhet në deklaratën e kryeprokurores publike Danijela Trajkoviq.
Megjithate, sipas mediave nga Vranja tanimë po përcaktohen rrethanat në të cilat ka vdekur lehonia shqiptare, ndërsa kontrolli i brendshëm, autopsia klinike dhe mjeko-ligjore ka përfunduar në Qendrënn Shëndetësore në Vranjë.
Siç ka paralajmëruar drejtorit, Dr. Sasha Gjorgjeviq, të hënën pritet ardhja e inspektorit shëndetësor në ketë institucion shëndetësor.